Mbajtja e banjos të pastër dhe të freskët është aspiratë e gjithsecilit. Por jo gjithmonë kjo gjë mund të arrihet. Ne ju sugjerojmë një përbërës natyral i cili është po aq efikas sa produktet e blera në dyqane. Ky përbërës vjen me tre përfitime shtesë – është me kosto të ulët, jep aromë e cila reziston gjatë dhe nuk përmban kimikate.
Ju duhet vetëm:
- Një letër higjienike
- Disa pika vaj esencial sipas dëshirës suaj.
Ajo çfarë duhet të bëni është të vendosni disa pika vaj esencial në anën e brendshme të letrës higjienike (ashtu siç ilustrohet edhe në foto). Mund të eksperimentoni me vajra të ndryshme./Gazeta Shneta/