Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vetëvendosje kërkon interpelancë me ministrin Ismaili për sigurimet shëndetësore

Lajme 29/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar gjatë ditës së sotme kërkesën për interpelancë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku, ka bërë kërkesën për interpelancë lidhur me sistemin informative shëndetsor si dhe sigurimet shëndetësore publike e private, transmeton Gazeta Shneta.

“Marrë parasysh raportin e Auditorit të Përgjithshëm lidhur me projektin e Sistemit Informativ Shëndetësor, problemet tepër të mëdha të evidentuara na japin të kuptojmë se ky projekt siç kemi deklaruar dhe më herët është nje aferë gjigande korruptive”, thuhet në njoftimin e VV-së.

VV thotë se qytetarët po dëmtohen edhe nga institucionet private të sigurimeve shëndetësore.

“Po ashtu në kushtet e moskontrollit ndaj institucione private të sigurimeve shëndetësore, ato po vjelin të ardhura të cilat merren nga qytetarët deri në momentin kur këta nuk shndërrohen në pacientë”, thuhet tutje.

Njoftimi i plotë i VV-së:

Interpelancë mbi sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike e private

Sot dr.Fatmire Kollçaku, nënkryetarja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në emër të Grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dorëzoi kërkesën për interpelancë në Kuvendin e Kosovës lidhur me sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike e private në Republikën e Kosovës.

Marrë parasysh raportin e Auditorit të Përgjithshëm lidhur me projektin e Sistemit Informativ Shëndetësor, problemet tepër të mëdha të evidentuara na japin të kuptojmë se ky projekt sicc kemi deklauar dhe më herët është nje aferë gjigande korruptive.

Për rekomandimet e dhëna në këtë raport dhe të ardhmen e kësaj fushe Grupi ynë parlamentar thërret në interpelancë Ministrin e Shëndetësisë Ismajli për të raportuar konkretisht lidhur me Sistemin Informativ si parakush i patejkalueshëm për Sigurimet shëndetësore publike.

Në kushtet kur Kosova është vendi më i varfër në Evropë, me jetëgjatësinë mesatare më të ulët në Evropë, me investimin më të ulët në sektorin shëndetësor në raport me BPV, si dhe i vetmi vend në rajon pa sigurime shëndetësore, qasja joserioze jo vetëm që nuk siguron të drejtën elementare për të marrë shërbime shëndetësore që bën pjesë në të drejtat themelore të njeriut, por varfëron akoma më shumë popullatën edhe ashtu të varfër, duke pasur impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit.

Po ashtu në kushtet e moskontrollit ndaj institucione private të sigurimeve shëndetësore, ato po vjelin të ardhura të cilat merren nga qytetarët deri në momentin kur këta nuk shndërrohen në pacientë. Rastet më të shpeshta rezultojnë më ndërprerje të kontratës për sigurimin shëndetësor privat kur konstatohet se personi është duke u trajtuar nga ndonjë sëmundje kurimi i të cilës kushton.

Artikulli paraprakNë çfarë moshe rekomandohet synetia tek djemtë? Ja çfarë thotë mjeku kosovar
Artikulli i rradhës Aligatori që parashikon gjininë e foshnjës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.