Në lidhje me pyetjen e një nëne se në çfarë moshe rekomandohet akti i synetisë, është përgjigjur Kujtim Ukeperaj, Kirurg i Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Për synetinë, kirurgu Ukeperaj ka rekomanduar që është mirë të realizohet në dy vitet e para të jetës, meqenëse infeksionet janë më të shprehura në këtë periudhë, shkruan Gazeta Shneta.
“Circumcisioni (synetia) eshte mire te realizohet ne dy vitet e para te jetes sepse ne kete periudhe sidomos te femijet me fimoze jane shume me te shprehura infeksionet urinare.”, thotë kirurgu i fëmijëve.
Gjithashtu, kirurgu ka trajtuar edhe në aspektin psikologjik këtë fenomen, duke thënë se fëmija nuk traumatizohet, ngase siç e dimë, fëmija nuk mund të mbajë në mend në këtë moshë.
“Sherimi eshte me i shpejt, femiu nuk traumatizohet sepse nuk mban mend.”/Gazeta Shneta/