D.G kishte shanse shumë të vogla për të mbijetuar pas një operacioni të hapur në zemër, ndërsa po lindte me prerje cezariane në të njëjtën kohë.
Mjekët i thanë asaj se ishte e sigurt që të ngelej shtatzënë, ngase vuante nga një gjendje të quajtur “Sindromi Morfan”.
Megjithatë, në javën e 39-të të shtatzënisë të saj, ajo u detyrua të futej në dhomën e urgjencës, pasi filloi të ndjente dhimbje të forta gjoksi.
Më pas, u nxitua për në kirurgji, ku mjekët kryen njëkohësisht dy ndërhyrje: një kirurgji të hapur të zemrës dhe një prerje cezariane.
“Trupi i Danielle po vdiste dhe ne e dinim se duhej të angazhoheshim së bashku për të shpëtuar dy jetë”, tha Dr Jeko Madjarov, kirurg, për Daily Mail Online.
Në një video, e siguruar nga Daily Mail, nëna e katër fëmijëve shihet duke qarë derisa mbante djalin e saj për herë të parë./Gazeta Shneta/


