Një sasi e konsiderueshme e insulinave janë vjedhur në një depo të barnave në Graçanicë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ku thuhet se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Nuk është bërë e ditur vlera e saktë e insulinave të vjedhura, por thuhet se është vlerë e konsiderueshme.
“Preoc, Graqanicë. 20.09.2023 – 03:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se nga persona të panjohur është depërtuar në depon e firmës së tij dhe prej aty kanë vjedhur medikamente mjekësore (insulina) në vlerë të konsiderueshme”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti thuhet se është në hetime. /Gazeta Shneta/




