Fatmir Beqiri 37 vjeçar nga komuna e Lipjanit ka ndërruar jetë sot në Kliniken Intensive në QKUK.
Siç mëson ORAinfo i ndjeri që 20 ditë ishte duke u trajtuar në këtë klinikë nga sëmundja e fruthit.
Mësohet se Fatmiri ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vdekjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK Shpend Fazliu.
“Sot rreth orës 13:30, është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë. Viktima e moshës 37 vjeçare nga komuna e Lipjanit, para 2 muje ishte diagnostifikuar me tuberkuloz, ndërkohe qe më shumë se 2 javë i diagnostifikuar edhe me fruth, ndodhej në Klinikën Infektive. Përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm dhe reanimimit nga stafi Klinikës Infektive, ai nuk mundi të mbijetoi, meçe gjendja ishte shumë e rëndë”, ka thënë Fazliu. /ORAinfo