Shefi i CDC-së amerikane Dr. Robert Redfield ka deklaruar se virusi do të vazhdojë të jetojë me ne dhe i ka paralajmëruar qytetarët amerikanë se do të jenë bashkë në këtë gjendje për 24 muajt e ardhshëm
Drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA Dr. Robert Redfield nuk është shfaqur në konferenca për media që nga data 9 mars. Para tre ditësh ai ka dhënë një intervistë për një gazetar në Atlanta ku ka treguar modelin për zhvillimin e epidemisë në muajt e ardhshëm.
Në këtë intervistë Redfield tregon se deri më tani ajo çfarë kanë mësuar nga Covid-19 është se rreth 25 për qind e të sëmurëve në SHBA nuk shfaqin simptoma dhe janë rrezik potencial për shpërndarjen e tij pa qenë fare në dijeni, shkruan ‘npr.org’, transmeton Gazeta Shneta.
Ai thotë se sikurse shumica e viruseve respiratorë kanë një sezonë të tyre dhe është e arsyeshme të ngritët hipoteza se sezona e veres do ta ulë transmetimin dhe do të kemi një kohë për të punuar në kundërmasa, por megjithatë kjo sipas tij mbetet të shihet.
Redfield iu ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mbajnë distancë, pasi kjo është arma më e fuqishme kundër virusit. Shefi i CDC-së amerikane ka thënë se SHBA nuk ka investuar mjaftueshëm në shëndetin publik dhe tani po i vuan pasojat.
Ai ka thënë se virusi do të vazhdojë të jetojë me ne edhe për një kohë të gjatë. “Virusi do të jetë me ne. Unë shpresoj se do ta kalojmë këtë valën e parë, dhe do të kemi pak kohë për t’u përgatitur për valën e dytë. Shpresoj se sektori privat do të arrijë të punojë në zbulimin e vaksinës së bashku me Qeverinë dhe Institutin e Shëndetit Publik”.
“Por për 24 muajt e ardhshëm do të jemi të gjithë bashkë në këtë gjendje dhe gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë është: mbajtja e distancës sociale dhe idenfikimin e hershëm të rasteve, izolimin, gjurmimin e kontaktit, në mënyrë që ky shpërthim të mos na dal prej dorës siç ka ndodhur në Neë York”, ka deklaruar Redfield. /Gazeta Shneta/