Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet të publikojë së shpejti rezultatet e analizave

Lajme 06/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qumështorja “Vita” do të rifillojë nga sonte grumbullimin e qumështit të freskët nga fermerët, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) është zotuar se do të dalë sa më shpejt me rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të marra në këtë dhe qumështore të tjera.

Ky ishte rezultati i një takimi rreth treorësh mes ministrit të Bujqësisë, përfaqësuesve të Shoqatës së Fermerëve, prodhuesve të qumështit dhe përfaqësuesve të qumështores “Vita”, pas tensioneve të krijuara ditët e fundit.

Anëtari i Bordit të Shoqatës së Fermerëve, Fidan Krasniqi, tha se të gjithë akterët janë pajtuar që të priten rezultatet zyrtare të analizave.

“Po pas këtij takimi që e patëm me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, po e japim këtë komunikatë për media, ku në takim ishim ne prodhuesit e qumështit, shoqata po ashtu edhe përpunuesi në këtë rast qumështorja Vita. Pas një diskutimi të gjatë edhe me ministrin edhe me përpunuesin edhe me prodhuesit, u zotuan të gjithë akterët u zotuan që ministria në këtë rast më konkretisht Agjencioni për Ushqim dhe Veterinari, me një afat sa më të shpejtë do të dalin me rezultate të cilat, domethënë nga mostrat e marra nga qumështorja”, tha ai.

Krasniqi sqaroi se vonesa e publikimit të rezultateve lidhet me faktin se analiza nuk po kryhen vetëm për qumështoren “Vita”.

“Arsyeja e vonesës për këto rezultate është sepse nuk është mbyllur vetëm qumështorja Vita, mostrat janë marrë edhe në shumë qumështore të tjera dhe për shkak të specifikave të analizave që do të bëhen në këto produkte, ne po shpresojmë që këto rezultate do t’i kemi sa më shpejt”, tha ai.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit është arritur një marrëveshje e përkohshme, sipas së cilës qumështorja “Vita” do të nisë menjëherë grumbullimin e qumështit të freskët nga fermerët, ndërsa çështjet e tjera do të diskutohen në takimet e ardhshme.

“Nga qumështorja u zotua që nga sonte do të fillojë grumbullimi i qumështit të freskët prej fermerëve, për arsye të korrektësisë, domethënë u arrit një marrëveshje e përbashkët e përkohshme që po shpresojmë që në takimet e radhës do të zgjidhen edhe problemet e tjera të cilat i shprehën sot në forma protestive prodhuesit e qumështit”, tha ai. /EO

Artikulli paraprakAurona Pelajt i ndalohet 5 vite të ushtrojë profesionin e infermieres
Artikulli i rradhës Planifikimi i lindjes: Si të përgatiteni për opsionet tuaja gjatë shtatzënisë?

Ju sugjerojmë

Aurona Pelajt i ndalohet 5 vite të ushtrojë profesionin e infermieres

06/07/2026 Lajme

52 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

06/07/2026 Lajme

Për herë të parë në Spitalin e Prizrenit realizohet në mënyrë të pavarur ekokardiografia transezofageale

06/07/2026 Lajme

Vidhen 80 ampula me fentanil nga një spital në Romë, autoritetet italiane nisin hetimet

06/07/2026 Lajme

Sulmi fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dy vjet e tre muaj burgim për Aurona Pelajn

06/07/2026 Lajme

Gjashtë persona të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Prizren

06/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.