Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Aborti me përzgjedhje gjinore është një rast i qartë diskriminimit me element të dhunës fizike dhe asaj psikologjike

Lajme 05/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Konferenca "Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv - Diskriminimi Gjinor dhe Praktika të Dëmshme ndaj Vajzave"
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia gjatë ditës së djeshme mori pjesë në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi Gjinor dhe Praktika të Dëmshme ndaj Vajzave”.

Sipas një njoftimi të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, Vitia theksoi se kjo konferencë ka për qëllim të adresojë rëndësinë e veprimeve institucionale që lidhen me sfidat e realizimit të të drejtave të grave, përcjell Gazeta Shneta.

“Shtypja ndaj vajzave dhe grave ka forma e rrënjë të ndryshme, mirëpo përmban të njëjtën natyrë. Kjo nuk është një betejë që fitohet lehtë, por as si një betejë e paarritshme. Në këtë betejë nuk duhet veç solidaritet midis grave, por mbi të gjitha na duhet më shumë se kurrë solidaritet ndërmjet nesh, solidaritet njerëzor. Është tek njerëzorja midis nesh që të kapërcejmë biologjinë, determinizmin e natyrës dhe ndëshkimin për shkak të saj” tha Vitia.

Vitia mes tjerash, ka thënë se vendimet dhe të drejtat e grave kanë qenë të cenueshme duke ditur sistemin shoqëror të bazuar në patriarkat.

“Është çnjerëzore detyrimi në çfarëdo forme në heqjen e fëmijës të gjinisë femërore, jo pse ka zgjedhur një grua të abortojë, po sepse partneri apo rrethi familjar është duke ia përshkruar vajzën e ardhshme, të dytë apo të tretë si një vështirësi, si disavantazh. Pavarësisht nga zgjedhja e dikujt, aborti me përzgjedhje gjinore është një rast i qartë diskriminimi me elemente të dhunës fizike dhe asaj psikologjike”, shtoi Vitia.

Komunikata e plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

Ministri Vitia: Aborti me përzgjedhje gjinore është një rast i qartë diskriminimi me element edhe të dhunës fizike dhe asaj psikologjike

Prishtinë, 4 dhjetor 2023

Sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia mori pjesë në konferencën “Preferencat Gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi Gjinor dhe Praktika të Dëmshme ndaj Vajzave”.

Ministri Vitia theksoi se kjo konferencë ka për qëllim të vë në pah dhe të adresojë rëndësinë e veprimeve institucionale që lidhen me sfidat e realizimit të të drejtave të grave.

“Shtypja ndaj vajzave dhe grave ka forma e rrënjë të ndryshme, mirëpo përmban të njëjtën natyrë. Kjo nuk është një betejë që fitohet lehtë, por as si një betejë e paarritshme. Në këtë betejë nuk duhet veç solidaritet midis grave, por mbi të gjitha na duhet më shumë se kurrë solidaritet ndërmjet nesh, solidaritet njerëzor. Është tek njerëzorja midis nesh që të kapërcejmë biologjinë, determinizmin e natyrës dhe ndëshkimin për shkak të saj” tha Vitia.

Ministri Vitia tutje shtoj se duke pasur parasysh faktin se vendi ynë ka pasur tradicionalisht një sistem shoqëror të bazuar në patriarkat, ku jeta ka qenë e organizuar në këto premisa që kanë kultivuar dominimin dhe formën e pushtetit të njeriut mbi njeriun në baza gjinore, duke theksuar edhe faktin se ky sistem ka ndikuar dhe vazhdon të ndikoj në vendimmarrjen e lindshmërisë, sidomos në preferencën e zgjedhjes se gjinisë.

“Është çnjerëzore detyrimi në çfarëdo forme në heqjen e fëmijës të gjinisë femërore, jo pse ka zgjedhur një grua të abortojë, po sepse partneri apo rrethi familjar është duke ia përshkruar vajzën e ardhshme, të dytë apo të tretë si një vështirësi, si disavantazh. Pavarësisht nga zgjedhja e dikujt, aborti me përzgjedhje gjinore është një rast i qartë diskriminimi me elemente të dhunës fizike dhe asaj psikologjike”, shtoi Vitia.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ministritë tjera përkatëse do të vazhdojnë të punojnë me qëllim të parandalimit të këtij fenomeni shtypës, duke trefishuar numrin e inspektorëve shëndetësorë (proces ky para përfundimit), digjitalizimin dhe implementimin e Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISH), ngritjen e vetëdijes dhe edukimit shoqëror, si dhe masa të rrepta ndaj atyre që shkelin ligjin.

Artikulli paraprakNdahet nga jeta Dr. Shaip Morina, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme
Artikulli i rradhës Qyteti suedez Udevalla i tronditur, Suedia do t’i marrë fëmijët e Liridonës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.