Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Hidhet gurthemeli për Depo Qendrore moderne të barnave në Kosovë

Lajme 24/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se është hedhur gurthemeli për ndërtimin e një Depoje Qendrore moderne për ruajtjen e barnave, një projekt që synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën farmaceutike në vend.

Sipas ministrit Vitia, që nga privatizimi i depos farmaceutike “Farmed” dy dekada më parë, Kosova ka qenë pa një hapësirë qendrore që i plotëson kushtet bazë për ruajtjen e sigurt të barnave. Ai theksoi se ruajtja e barnave është gjetur në kushte të rënda me lagështi dhe hapësira të pasigurta, transmeton Gazeta Shneta.

“Tani po fillon fazë e re me objekt të cilit do t’i shtohet edhe një aneks i ri, duke e shndërruar në Depo Qendrore me standardet më të larta për ruajtjen e barnave. Kjo ndikon direkt në cilësinë e shërbimeve shëndetësore”, ka thënë Vitia përmes një njoftimi zyrtar.

Objekti i ri do të përfshijë:

– Depo prej 1700 m² dhe një aneks shtesë prej 305 m².

– Hapësirë për administratë prej 519 m².

– Vlera e investimit është 1,770,554.42 euro.

Afati i përfundimit të punimeve është 180 ditë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZbulimi i fundit rrit shpresat për të luftuar autizmin
Artikulli i rradhës QKUK sqaron ndërprerjen e kontratave, punëtorët e sigurimit nuk do të mbesin pa punë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.