Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur për çështjen e sigurimit të vaksinave në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se janë në rrugë të mbarë për blerjen e vaksinave, por sërish ka thënë se nuk mund të jap detaje për shkak të konfidencialitetit.
“Jemi në rrugë të mbarë për të siguruar vaksinat. Jemi në kontakt me të gjitha kompanitë që prodhojnë vaksina dhe me një nga to jemi afër arritjes së një marrëveshje shumë optimiste. Por nuk mund të japim më tepër detaje për shkak të konfidencialitetit”, ka deklaruar Vitia. /Gazeta Shneta/