Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Kemi siguruar mbi 15 mijë doza të vaksinave HPV, apelon drejt prindërve dhe mësuesve të lehtësojnë vaksinimin masiv

Lajme 22/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Arben Vitia, ka njoftuar se ka filluar programi i vaksinimit të rregullt të vajzave të moshës 12 vjeçare kundër Human Papilloma Virusit (HPV).

Vitia përmes një komunikate në faqen personale të medias sociale Facebook ka bërë të ditur se nga dikasteri që ai e drejton kanë arritur të sigurojnë mbi 15 mijë doza të vaksinës kundër HPV, përcjell Gazeta Shneta.

Mes tjerash, Vitia ka potencuar që ekipet e vaksinimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor po kryejnë procesin e vaksinimit në shkolla në të gjitha komunat, nën mbikqyrjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

“Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje serioze. Vaksina kundër HPV parandalon në më shumë se 90% të rasteve kancerin e qafës së mitrës. Është masë preventive efikase për jetën dhe shëndetin e vajzave e grave”, ka shkruar ndër të tjera Vitia.

“Kujdesemi sot për të ardhmen, jetën e shëndetin e vajzave. Ju bëj apel prindërve dhe mësuesve që të lehtësojnë vaksinimin masiv!” ka përfunduar ai.

Komunikata e plotë e ministrit Vitia:

💉Filloi vaksinimi i rregullt i vajzave të moshës 12 vjeçare me vaksinën kundër Human Papilloma Virusit  – shkaktarit kryesor të kancerit të qafës së mitrës

✅ Mbi 15 mijë doza të vaksinës i siguruam.

Vaksina e siguruar është më cilësorja e me më së paku efekte anësore.

🔹 Ekipet e vaksinimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor po kryejnë dhe do të kryejnë vaksinimin në shkolla në të gjitha komunat, nën mbikqyrjen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

🔸Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje serioze. Vaksina kundër HPV parandalon në më shumë se 90% të rasteve kancerin e qafës së mitrës. Është masë preventive efikase për jetën dhe shëndetin e vajzave e grave.

🔹Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, e vendosëm këtë vaksinë në Kalendarin e rregullt të vaksinimit në 2023.

Kujdesemi sot për të ardhmen, jetën e shëndetin e vajzave.

Ju bëj apel prindërve dhe mësuesve që të lehtësojnë vaksinimin masiv!

 

 

 

 

Artikulli paraprakIKSHPK: Vaksina HPV parandalon më shumë se 90% të kancereve të ndërlidhura me Human Papilloma Virusin
Artikulli i rradhës Avokati i Popullit: 232 persona kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë viteve 2004-2021

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.