Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Vitia ka shkruar se miratimi i këtij projektligji është një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë.
Sipas tij, ky ligj mundëson barazi në qasje shëndetësore, krijon bazë për financim të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor dhe ofron mbrojtje më të madhe financiare për qytetarët
.Postimi i tij i plotë:
👉🏻Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 80 vota për dhe asnjë kundër, u votua në lexim të dytë një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë.
✅Pas shumë sfidave, tashmë e kemi Ligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
🔸Ky ligj mundëson barazi në qasje shëndetësore, krijon bazë për financim të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor dhe ofron mbrojtje më të madhe financiare për qytetarët.
🙏🏻I falënderoj deputetët për mbështetjen dhe kontributin në avancimin e këtij procesi të rëndësishëm për shëndetësinë publike.




