Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me raportimet e mediave se ai nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë Pfizer për furnizim me vaksina.
Vitia ka deklaruar se lajmi është i pavërtetë. “Lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq
“Ne nuk mund të flasim për progresin e vaksinave sepse janë jnformata konfidenciale”.
Ministri Vitia ka deklaruar se këto publikime mund ta dëmtojnë procesin e sigurimit të vaksinave. Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë rrjedhjen e informatave.
Në anën tjetër, kryetari i komisionit për negocimin e sigurimit të vaksinave, Dr. Naim Bardiqi, që mos të ketë ndërhyrje në punën e komisionit.
“Ne kemi deklarata nën betim dhe nuk mund të japim informata dhe detaje. Jemi optimist dhe kjo është një ndërhyrje në punën e komisionit”, u shpreh Bardiqi. /Gazeta Shneta/