Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Qeveria aprovoi kërkesën për mbulimin e trajtimit mjekësor të protezave për invalidët të luftës

Lajme 21/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se në mbledhjen elektronike të qeverisë është aprovuar kërkesa e kësaj ministrie për mbulimi të trajtimit mjekësor të personave me status të invalidit të luftës, për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes se protezave jashtë institucioneve publike, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se është bërë edhe plani i veprimit për ngritje e kapaciteteve në institucionet publike për të ofruar ky shërbim si dhe janë ndarë 2 milion euro për tri vitet e ardhshëm për këtë çështje.

“Sot sa po ka përfunduar para pak kohe një mbledhje e qeverisë në mënyrë elektronike ku janë marrë tre vendime me rendësi, ku në vendimin më të rëndësishëm i cili është marr sot nga kjo mbledhje elektronike është vendimi për aprovimin e kërkesës se Ministrisë së Shëndetësisë për mbulim të trajtimit mjekësor për personat me status invalid të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtës apo vendosjes së protestave jashtë institucioneve shëndetësore publike ku këto të fundit nuk ofrojnë këto shërbime. Natyrisht jam shume i lumtur që ky proces më në fund po institunalizohet dhe po kthehet në binar”.

“Ministria Shëndetësisë tashmë ka aprovuar një plan të veprimit për ngritjen e kapaciteteve në qofte ato infrastrukturorë në qofte resurset njerëzore në institucionet shëndetësore publike për me ofruar ky shërbim në të ardhmen. Është ndarë një shumë rreth 2 milionë euro në total për tri vitet e ardhshme dhe natyrisht ky është hapi pare që po e bëjmë dhe për funksionalizimin e këtij shërbimi në institucionet shëndetësore publike”, ka thënë ai.

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, ka thënë se me këtë vendim qeveria e Kosovës ka treguar dedikimin e saj për mbrojtjen dhe ndihmën e kategorive më të çmuara të saj.

“Kjo tregon dedikimin e qeverisë së Kosovës për mbrojtjen dhe ndihmën e kategorive më të çmuara, që janë një ndër kategoritë që kanë vënë themelin e shtetit tonë. Edhe pse kjo është kompetencë e MSh-së, neve gjithherë kemi pasur vullnetin për të zgjedhur këtë çështje, prandaj kemi mbështetur institucionin e MSh-së, dhe kemi adresuar këtë kërkesë duke mbështetur ndihmën financiare përmes Fondit shëndetësor. Besojmë se kjo është rruga e duhur për arsyeje se deri më sot nuk e kemi pas një rrugë të tillë, dhe përmes Fondit Shëndetësor do të trajtohen të gjitha kërkesat e invalidëve dhe kategorive të dala nga lufta që kanë nevojë për proteza të tilla”, ka thënë ai.

 

Artikulli paraprakMoti sot: Me diell dhe vranësira, temperatura deri në 18 gradë
Artikulli i rradhës Qeveria emëron komisionin Ad hoc për vlerësim profesional në përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv të Inspektoratit të Ministrisë së Shëndetësisë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.