Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia u premton rritje page punëtorëve që kujdesen për higjienën në QKUK

Lajme 18/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Arben Vitia dhe punetoret e higjienes.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot punëtorët që kujdesen për higjienën, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai ka njoftuar se do të ketë rritje të pagave për punëtorët mbi 33%, krahasuar me pagën që aktualisht marrin, ngase kjo sipas tij, është obligative në tenderin e ri të shpallur nga ShSKUK.

“Ju falënderoj që përkundër sfidave dhe problemeve që hasni çdo ditë në punën tuaj, ju po i kryeni punën më së miri, ju përgëzojmë dhe ju dëshirojmë punë të mbarë. Sado që ju bëni punën tuaj, ka probleme me infrastrukturë që e vështirëson punën tuaj, për të cilën po punojmë për të përmirësuar”, u shpreh Ministri Vitia.

Sipas tij, është kërkuar ndihmë edhe nga Ministria e Financave për ta rritur buxhetin, e që kanë hasur në mirëkuptim të tyre.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, tha se paga që kanë marrë punëtorët e pastrimit ka qenë e ulët dhe me marrjen ne menaxhim të ShSKUK, ka kërkuar që krahas kërkesave për rritje të nivelit të higjienës, të ketë edhe rritje të pagës se punëtorëve, por edhe investime ne infrastrukturë.

Kompania që aktualisht ka kontratë me QKUK për mirëmbajtje të higjienës, aktualisht ka 319 punëtorë, përderisa në procedurën e re të prokurimit parashihet të rritet numri i punëtorëve në 326.

Artikulli paraprakTrajtimi i syve nga super-ekipa në krye me oftalmologun Arsim Hajdari në Spitalin Italian të Syrit
Artikulli i rradhës Kërcënohet deputetja e AAK-së, Dr. Albena Reshitaj

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.