Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia udhëton në Çeki, takohet me ministrin e shëndetësisë: U diskutua për bashkëpunime në shumë fusha

Lajme 16/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka udhëtuar në Çeki ku është pritur nga homologu i tij Vlastimil Valek. Sipas njoftimit dy ministrat kanë folur për bashkëpunime në shumë fusha.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka udhëtuar në Çeki ku është takuar me homologun e tij Vlastimil Valek dhe zv.ministrin Jakub Dvoracek. Sipas një njoftimi nga MSH, dy ministrat kanë biseduar për bashkëpunime në disa fusha, transmeton Gazeta Shneta.

“U diskutua për një bashkëpunim të hapur, në shumë fusha, siç janë mundësia e trajnimeve të profesionistëve shëndetësor për të përfituar nga përvoja e një prej sistemeve më të avancuara të shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Në këtë vizitë Vitia është shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi. Të dy bashkë kanë vizituar Spitalin Universitar në zonën Motol të Pragës (Motol University Hospital) që ofron shërbime në fushën e kujdesit të përgjithshëm dhe të specializuar dhe është objekti më i madh mjekësor në Republikën Çeke.

Njoftimi i plotë nga MSH:

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia po qëndron në Republikën Çeke ku ka zhvilluar takim me Ministrin e Shëndetësisë, z. Vlastimil Valek dhe zv/ministrin Jakub Dvoracek. Pjesë e delegacionit që pritën ministrin Vitia ishin edhe znj. Marcela Kubicova, udhëheqëse e Departamentit të Bashkëpunimit Dypalësh dhe Organizatave ndërkombëtare, si dhe z.Ladislav Vilcek, përfaqësues referente Departamentit të Çështjeve Ndërkombëtare dhe Çështjeve të BE-së.

Gjatë këtij takimi, Ministri Vitia e falënderoi Ministrin Valek, i cili njëkohësisht është edhe zv/Kryeministër për qëndrimin e Republikës Çeke në raport me Kosovën dhe ndihmën e këtij shteti.

U diskutua për një bashkëpunim të hapur, në shumë fusha, siç janë mundësia e trajnimeve të profesionistëve shëndetësor për të përfituar nga përvoja e një prej sistemeve më të avancuara të shëndetësisë, si dhe ekspertizat në fusha të caktuara, veçanërisht për çështjen e sigurimit shëndetësor me qëllim të sigurimit të qasjes së barabartë për qytetarët në kujdesin shëndetësor dhe lehtësimin e barrës financiare për pacientët dhe familjet e tyre.

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Vitia i shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së, z.Elvir Azizi vizitoi edhe Spitalin Universitar në zonën Motol të Pragës (Motol University Hospital) që ofron shërbime në fushën e kujdesit të përgjithshëm dhe të specializuar dhe është objekti më i madh mjekësor në Republikën Çeke dhe një prej spitaleve më të mëdha në Evropë për shërbimet në pediatri.

Drejtori i këtij spitali, z. Miroslav Ludvik e njoftoi ministrin Vitia dhe bashkëpunëtorët se Spitali Universitar në Motol ju ofron pacientëve kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës në një nivel të krahasueshëm ndërkombëtarisht nga mosha prenatale deri në pleqëri, me një plan për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.

Gjatë kësaj vizite, ministri Vitia pa nga afër punën në Departamentin Onkologjisë së Rrezatimit ku kryhen trajtime gjithëpërfshirëse multidisiplinare të sëmundjeve të kancerit (tumoret e ngurta dhe limfomat) në bashkëpunim me vende të tjera të specializuara të punës. Klinika e Onkologjisë është një nga dy qendrat në Republikën Çeke që fokusohet në trajtimin e tumoreve të rralla dhe është anëtare e rrjetit evropian të referencës për trajtimin e tumoreve të rralla si dhe u diskutua për mundësinë e trajnimit të mjekëve dhe fizikantëve në fushën e radioterapisë.

Artikulli paraprakNjë bari i ri në luftën kundër kancerit po tregon sukses në fazën e parë klinike
Artikulli i rradhës Hipertensioni në shtatzëni paraqet rreziqe të matshme për foshnjat, zbulon studimi i ri

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.