Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka vazhduar replikat e ashpra me paraardhësin e tij Armend Zemaj.
Vitia ka deklaruar në seancën e Kuvendit se Zemaj nuk ia kishte lënë asnjë dokument në lidhje me negocimin për sigurimin e vaksinave.
Vitia poashtu ka thënë se Zemaj nuk i është përmbajtur deklaratës së konfidencialitetit.
“Më shumë e kam respektuar unë deklaratën të cilën e keni nënshkruar ju, sesa vet ju që e keni nënshkruar. Nuk janë të vërteta ato që keni deklaruar në media”, ka deklaruar Vitia. /Gazeta Shneta/