Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia zyrtarizon dorëheqjen nga pozita e ministrit të Shëndetësisë: Detyrën po ia lë Dafina Gexhës

Lajme 01/10/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Arben Vitia në një konferencë për media ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Vitia ka deklaruar se vendimin për dorëheqjen e ka marr në bashkërendim me kryeministrin Albin Kurti.

“Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën me pat ngarkuar kryeministri Kurti, ndaj të cilit do të jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe për përkrahjen e parezervë”, ka deklaruar Vitia.

“Unë po ia transferoj përgjegjësinë stafit të MSH-së dhe zëvendësministres Dafina Gexha. Ne kemi punuar si një ekip dhe ky ekip do të vazhdojë punën. Unë nga tani e tutje do të jem pjesë e një ekipi tjetër që ka në fokus kryeqytetin tonë”, ka deklaruar Vitia.

Vitia në këtë konferencë ka numëruar disa nga sukseset dhe punët që sipas tij ka kryer gjatë kohës sa ishte në këtë pozitë, si dhe për nevojat dhe menaxhimin e pandemisë, shkruan Gazeta Shneta.

“Jam i lumtur që vala e katërt e pandemisë e dominuar nga varianti Delta, edhe sipas parametrave të OBSH-së për momentin është vënë nën kontroll. Megjithatë ende nuk ka vend për relaksim. Vetëm dy muajt e fundit kemi administruar mbi 900 mijë doza të vaksinave antiCovid. Në qershor ishim vendi i fundit në rajon, ndërsa sot jemi vendi i dytë për vaksinim në bazë të numrit të popullsisë. Kjo është meritë e ekipeve të vaksinimit dhe të menaxhimit. Mbi të gjitha është meritë e juaja qytetarë të nderuar”, ka deklaruar Vitia.

Ai ka thënë se pozita e ministrit të Shëndetësisë për të ka qenë privilegj dhe përgjegjësi e lartë për t’iu shërbyer qytetarëve.

“Unë besoj fuqishëm se së bashku do ta kalojmë këtë test. Suksesi ynë do të varet nga disiplina jonë, të vaksinohemi dhe të respektojmë masat. Sa më shumë qytetarë të vaksinuar, aq më shumë jetë të shpëtuara”, ka deklaruar Vitia. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakUltrazëri i gjirit mundëson diagnostikimin e kancerit ose sëmundjeve tjera – KEG Clinic
Artikulli i rradhës Rezultatet: Dy viktima dhe 42 qytetarë të infektuar me Covid brenda 24 orëve të fundit

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.