Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Kosovë janë paraqitur raste të ri-infektimit me COVID-19, mjekët thonë se në çdo sëmundje ka përjashtime

Lajme 26/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rishfaqja e infeksionit me koronavirus te qytetarët që llogaritet që e kanë kaluar sëmundjen më parë po shkakton shqetësim të mjekët, pasi që sipas tyre kjo e vështirëson menaxhimin e pandemisë.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar Donika Voca-Gashi kishte rezultuar e infektuar me koronavirus. Pas periudhës së izolimit prej tre javësh, me rekomandim të mjekëve ajo kishte rezultuar e shëruar.

Por pas një muaji ajo rezultoi përsëri pozitive me COVID-19 pas testit rapid dhe atij RT-PCR.

“Ka disa ditë që kam disa simptoma për të cilat mendova se është grip i zakonshëm. Kur nëna ime rezultoi pozitive e që unë kisha kontakte me të, mjekët më rekomanduan një test rapid dhe as që e besova që do të dal pozitiv”, tha për RTV Dukagjinin Donika Voca-Gashi.

Për infektologun Sali Ahmeti ri-infektimi me koronavirus është një shqetësim.

Ai tha se momentalisht në Klinikën Infektive është një pacient që po mendohet se është ri infektuar me koronavirus.

“Në praktikën tonë kemi pasur disa raste që kanë manifestuar shenja klinike për herën e dytë dhe që të njëjtin kanë rezultuar pozitiv për herë të dytë në testin PCR. Gjithmonë te sëmundjet infektive raste përjashtuese ekzistojnë. Edhe te COVID-19, për arsye të ndryshme mund të ekzistojnë rastet e infektimit”.

Ahmeti thotë se edhe personat që kanë kaluar sëmundjen duhet të bartin maska dhe të ruhen nga virusi në mënyrë që të mos ketë befasi.

Artikulli paraprakVogëlushja 1-vjeçare e varur nga aparati i dëmtuar i frymëmarrjes, prindërit apelojnë për ndihmë
Artikulli i rradhës Prania e këtij elementi në sasi të duhur në gjakun tuaj, mund t’ju mbrojë nga Covidi i rëndë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.