Komedianja australiane Fiona O’Loughlin, ishte në koma për katër javë rresht me diagnozë të helmimit nga monoksidit i karbonit për shkak të radiatorëve në dhomën e saj.
Fiona O’Loughlin e di se sa e rrezikshme mund të jetë një radiator në dimër, kështu vendosi të flasë për një përvojë që gati ia morri jetën, transmeton Gazeta Shneta.
Komedianja ra në koma për një periudhë katër-javore, duke iu dhënë një shans prej shtatë përqind qind për të jetuar pas vuajtjes së helmimit nga monoksidi i karbonit.
Ajo ndau historinë tronditëse me mediet ndërkombëtare, ku ngjarja e saj po bëhej gjithnjë e më shumë virale.
“Simptomat vazhduan rreth një muaj rresht. Fillova të harroja gjëra, mendova se po diagnostifikohesha me Alzhemier. Fillova të harroja gjëra elementare, duke filluar nga emrat e fëmijëve të mi.”, tha ajo.
Fiona vazhdon të shpjegojë se ajo ishte në një gjendje shumë të keqe në spital. Në fakt, helmimi i monoksidit të karbonit pothuajse e vrau.

“Gjatë dimrit, ka një numër më të madh të helmimeve në të gjithë botën, si rezultat i mbylljes së njerëzve në ambiente të mbyllura përpara ngrohësve për të shmangur të ftohtin.”, tha Dr Sam.
“Kontrolloni rregullisht zjarrin dhe ngrohëset për t’u siguruar që janë duke funksionuar në mënyrë të rregullt, dhe këshilla e fundit por jo me më pak e rëndësishme, mbani dhomat e ajrosura.”, këshilloi ai.
Dr Sam thotë se nëse shqetësoheni, shkoni dhe vizitoni mjekun tuaj, por nëse simptomat tuaja përkeqësohen, shkoni menjëherë në spital./Gazeta Shneta/


