Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, dënohen me 19 vjet burg dy të miturit e akuzuar

Lajme 23/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 19 vjet burg dy të miturit e akuzuar për rrahjen e Lulzim Fejzullahut, i cili pak ditë më vonë kishte ndërruar jetë, pas plagëve të marra, raporton Ekonomia Online.

Sipas aktgjykimit të Departamentit për të mitur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, njëri është dënuar me 10 vite burg, ndërsa, tjetri me 9 vite.

Shpallja e aktgjykimit është bërë në seancë të mbyllur, pasi që në rast janë të përfshirë të miturit.

Pas shpalljes së aktgjykimit, axha i 18-vjeçarit, Rrahim Fejzullahu, nuk është ndarë i kënaqur me dënimin e dy të miturve.

“Lulëzimi i ndjerë i ka pas 18 vite kështu që s’ma plotëson mu zemrën e para dhe e dyta nuk i besoj shkurt e shqip kësaj drejtësie. Nëse më pyet pse nuk i beson që ky me emër Artiol ka pas edhe 10 vepra ma herët këtu nuk e di sa janë marr parasysh, këtu me një fjalë mua ma ka lënë varrën hapur unë nuk i besoj edhe pikë”, ka thënë Fejzullahu.

Ndërsa, avokati i palës së dëmtuar, Tomë Gashi ka thënë se Gjykata ia ka dhënë 10 vite burgim në institucionin për të mitur.

“Mirëpo këta tre gjyqtarët kanë qenë tre gjyqtarë të njëjtë para dy viteve kur njëri prej të miturve ka qenë themi i shpallur fajtor dhe nuk është dërguar në institucionin për të mitur. Janë dhënë dënim me kusht dhe kjo ka qenë tentim vrasje apo vrasje në tentativë quhet në aspektin ligjor ku në njërën prej shkollave në Podujevë është therrur një fëmijë apo themi një djalë i ri cili po ashtu ka qenë nxënës i asaj shkolle. Kështu që ky trup gjykues po qe se di të vendoste në mënyrë të ngjashme siç ka vendosur ditën e sotme besoj që edhe Luli do ishte gjallë dhe besoj që edhe për atë të do ishte më mirë sepse në qoftë se do të kishte qëndruar në institucionin përkatës për të mitur për disa vite nuk do të kishte mundësi të kryente vepra tjera penale ashtu siç është kjo që është vepra më e rendë penale e parashikuar me kodin penal e që është vrasje e rëndë”, ka thënë Gashi.

Më 20 janar të këtij viti, 18-vjeçari nga Podujeva kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.Në fillim, Prokuroria, rastin e kishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”, por më pas është ricilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Përleshja mes viktimës dhe dy të miturve kishte ndodhur më 15 janar. Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kishin goditur 18-vjeçarin me shkop, duke shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK.

Artikulli paraprakNdërron jetë doktori i njohur pejan
Artikulli i rradhës Një veturë rrokulliset afër Fushë-Kosovës, dy të lënduar

Ju sugjerojmë

Vogëlushi nga Kosova kalon me sukses operacionin e zemrës në Duisburg

16/07/2026 Lajme

Drejtori i ShSKUK-së: Intervenimi në Pediatri nuk është reagim pas publikimeve, ekziston plan për transformim rrënjësor

16/07/2026 Lajme

Uganda nxjerr nga spitali pacientin e fundit me Ebola

16/07/2026 Lajme

Gjermania rrit taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

16/07/2026 Lajme

Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Supremja e dënon me 30 vjet burg Edmond Lajçin

16/07/2026 Lajme

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës kërkon publikimin urgjent të rezultateve të analizave për produktet e qumështit

16/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.