Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vrasja në ‘Albi Mall’, dëshmon gruaja e viktimës

Lajme 22/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonëse e emocionuar, Arjeta Ramadani dëshmoi në gjykimin e katër personave, që akuzohen për vrasjen e burrit të saj, Nazmiut.

Arjeta tregoi se burri i saj kishte afërsisht 10 vjet që punonte si roje në qendrën “Albi Mall”, ndërsa nuk kishte pasur asnjëherë problem me dikë.

“Ai asnjëherë nuk ka pasë problem me dikë. Ai madje ka marrë mirënjohje nga shefat e tij për punën”, tha Arjeta Ramadani.

Dëshmitarja tregoi më pas se jetonte vetëm më burrin dhe fëmijët e saj ndërsa në një moment nuk mundi të përmbahej dhe lëshoi akuza të rënda ndaj të akuzuarve.

“Këta nuk më kanë vrarë vetëm burrin por edhe mua më kanë vrarë”, tha ajo.

Arjeta tregoi se burri i saj sikur çdoherë edhe ditën kritike kishte dalë nga shtëpia në ora 8:00, sepse udhëtonte me autobus. Lajmin e kobshëm ajo tha se e kishte pranuar shumë rëndë.

Përpos prokurores Habibe Salihu-Statovci, avokatët dhe të akuzuarit nuk bënë asnjë pyetje.

Për vrasjen që ndodhi në fund të muajit mars të vitit 2015 dëshmoi edhe Granit Pylla, ish-menaxheri i kafenesë e cila synohej të grabitej.

Dëshmitari Pylla tregoi se brenda në lokalin ku ai menaxhonte ishte një arkë ku ruhej qarkullimi ditor.

SIpas dëshmitarit, arka mund të bartej me dorë ndërsa për vendndodhjen e dinin të gjithë të punësuarit.

Pjesë e stafit që menaxhohej nga Pylla ishte edhe tani i akuzuari, Shpëtim Cakolli.

Dëshmitari tregoi se pikërisht natën kritike, pas orës 23:30, gjersa ishte duke dalë nga lokali,  ishte thirrur në telefon nga i akuzuari për t’ia marrë kuletën që ai e kishte harruar.

“E di që prej stafit atë natë kanë qenë në punë Shpëtim Cakolli sepse ai më ka thirrë me ia marrë një kuletë që ai e kishte harruar në lokal dhe me ia marr”, tha Pylla.

Prokuroria pretendon se kjo thirrje që iu bë menaxherit ishte pjesë e planit të të akuzuarve.

Avokati i të akuzuarit Leutrim Sadiku, Nasuf Hasani, e pyeti dëshmitarin se pse kishte bërë lëvizje sikur fshihej, teksa ishte kthyer për të marrë kuletën.

Nga pamjet filmike shihet se ju kur jeni kthyer për të marrë kuletën para se të hyni në shank ndaleni për pak sekonda dhe në një mënyrë duket sikur po fshiheni, para se të arrinte roja?, ishte pyetja e avokatit drejtuar dëshmitarit.

“Nuk më kujtohet”, ishte përgjigjja e shkurtë e dëshmitarit.

Sipas aktakuzës, Shpëtim Cakolli, Liridon Beka, Leutrim Sadiku akuzohen për vjedhje  grabitqare në lokalin “Don Café”, në “Albi Mall”, e cila rezultoi me një përleshje ku mbeti i vrarë Nazmi Ramadani.

I akuzuari i katërt, Anduan Rexhepi, sipas Prokurorisë ishte në rolin e shoferit dhe akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në momentin kur grupi kishte arritur në katin e tretë të qendrës tregtare,  dhe e kishin zbuluar arkën ku mbahej pazari ditor, roja tani i ndjerë i kishte vërejtur dhe kishte filluar një përleshje me ta. Në konfrontim e sipër, sipas Prokurorisë, njëri nga të akuzuarit kishte shtënë katër herë në të ndjerin. /kallxo.com

Artikulli paraprakPastërtia e tepërt është e dëmshme – lërini fëmijët të bëhen pis, thotë imunologu
Artikulli i rradhës Rrëfimi i nënës së pesë vajzave që u dëbua nga familja e bashkëshortit (Video)

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.