Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pastërtia e tepërt është e dëmshme – lërini fëmijët të bëhen pis, thotë imunologu

Jetë 22/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Higjienizuesi për duart gjithmonë në çantë, shtëpia që mban erë të mirë, dysheme të lara dhe të shkëlqyeshme, pra përdorimi i çdo detergjenti të mundshëm.

Fanatikët e pastërtisë me çdo kosto janë shumë, por megjithatë ky nuk është një zakon virtuoz sa mendohet.  Një studim i publikuar në britaniken New Scientist thotë se ekziston edhe “pastërti e pastër” që reflektohet në mënyra të ndryshme, shkruan Top Channel, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studimit të jetosh në një ambient në kufijtë e mungesës së mikrobeve është e dëmshme për sistemin tonë imunitar, dhe sidomos për fëmijët që duhet të mësohen se si të reagojnë në mënyrë të drejtë ndaj stimulimeve të jashtme.

Fëmijët e prindërve mikrofobë, që pastrojnë çdo gjë të mundshme që ndodhet përreth fëmijës, kanë mundësinë që sistemi i tyre imunitar të përgjigjet në mënyrë anormale edhe ndaj substancave që për të tjerët janë normale, duke rritur kështu mundësinë e zhvillimit të alergjive.

“Nuk bëhet fjalë të jetosh në pisllëk, por që të lësh fëmijët të kenë kontakt me mikrobet, duke u bërë pis gjatë lojës, apo duke qëndruar në qiell të hapur”, thotë Angelo Vacca, imunolog.

Por megjithatë dhe për të rriturit nuk është mirë ta ekzagjerosh. “Të jesh maniak p astërtisë, ai që lan duart me higjenizues, kalimi gjithmonë i alkoolit në të gjitha sipërfaqet e mundshme të krijon një farë “zbulese imunitare”, dhe ekziston rreziku i mungesës së mbrojtjes së fuqishme për të përballur bakteret dhe viruset agresive, por mund të bëhemi më të ndjeshëm dhe të kemi infeksione”, thotë më tej Vacca.

Studimi i Neë Scientist thotë se përdorimi i tepërt i produkteve që përmban antibakteriale rrit rezistencën e baktereve ndaj antibiotikëve. Duke i sulmuar mikrobet ndryshojnë duke u bërë më rezistent dhe më pas më e vështirë për ti luftuar.

Por përjashtim nga ky rregull i të qenit maniak i pastërtitë, bën kuzhina. Tavolina e punës, dhe lavamani duhet të lahen çdo ditë me produkte me bazë alkoolin. Kjo për faktin se pas gatimit ka përqendrim më të madh të mikrobeve. Për më tepër edhe sfungjeri që lan enët duhet ndërruar apo higjienizuar shpesh, pasi është një “bombë” e vogël e mikrobeve.

Një këshillë, zgjidhni detergjentë me përbërje natyrale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSërish aksident me fatalitet në Shqipëri
Artikulli i rradhës Vrasja në ‘Albi Mall’, dëshmon gruaja e viktimës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.