Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vuani nga artriti, si të veproni gjatë festave të fundvitit – Këshilla nga reumatologu

Jetë 01/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këtu janë disa këshilla se si të merreni me blerjet, festimet, vizitat, udhëtimet dhe urimet me anë ne të kartolinave gjatë ditëve festive.

Për shumë njerëz, sezoni i festave të fundvitit është një kohë gëzimi dhe feste. Për disa njerëz, megjithatë, kjo periudhë e vitit mund të jetë e vështirë. Të jetosh me një problematik shëndetësore si artriti reumatoid është një gjë që mund ta bëjë sezonin e festave jo dhe aq të shndritshem.

…Por nuk duhet të jetë kështu…

Njerëzit që jetojnë me artrit reumatoid thjesht duhet të përgatiten për ngjarjet që lidhen me pushimet pak më ndryshe se ata që jetojnë pa dhimbje ose sëmundje.

Disa gjëra, të tilla si moti i ftohtë i dimrit, është jashtë kontrollit të një personi.  Ndonjëherë, biznesi dhe “ngutja” e sezonit është gjithashtu diçka që nuk mund të shmanget gjithmonë. Por me planifikim, vetëdije, vëmendje dhe kujdes për veten, kaosi dhe emocionet e sezonit të festave të fundvitit mund të menaxhohen dhe zbuten më mirë.

Disa këshilla të dobishme

Një gjë që mund të jetë stresuese për njerëzit me artrit gjatë pushimeve dimërore është udhëtimi, apo dhe levizjet e shumta si nëpër dyqane poashtu dhe për të blerë dhuratat e fundvitit për anëtaret e familjes. Përgatitja paraprake për udhëtime pushimi mund të zvogëlojë stresin dhe parehatinë.

Një këshillë e rëndësishme është të hipni në aeroplan si dhe të kryeni obligimet dhe përgaditjet e fundvitit (blerjen e dhuratave) sa më shpejt dhe më herët që të jetë e mundur.

Disa këshilla tjera të dobishme:

Kërkoni ndihmë për bagazhet kur ju nevojitet.

Sillni një jastëk për rehati në aeroplan nëse jeni duke fluturuar.

Vishni një maskë për fytyrën dhe përdorni dezinfektues duarsh për t’u mbrojtur nga mikrobet.

Zgjidhni ushqime të shëndetshme në stacione pushimi ose aeroporte.

Kur udhëtoni me makinë, bëhuni sa më rehat që të jetë e mundur, duke u ndalur shpesh për pushime shtrirjeje.

Asnjëhere mos shfrytëzoni gjithëditen pa pushuar duke kërkuar për blerjen e dhuratat për të afermit, cdoherë pas një ore apo dy, uluni për të pushuar apo për të pirdhe nje kafe apo dhe vetëm njgotë ujë.

Cdo herë in qendroni të hidruar, konsumoni sasi te bollshme të lëngjeve.

Si t’i Mbështjellni dhuratat pa dhimbje

Mbështjellja e dhuratave është një tjetër pikë e dhimbëshme (e vështirë) për njerëzit që jetojnë me artrit reumatoid. Një opsion është të shkoni me çese dhuratash shumëngjyrëshe në vend të letrës së ambalazhit. Nëse dhuratat duhet të mbështillen, shikoni nëse dyqani ose qendra tregtare ofron shërbime të mbështjelljes së dhuratave. Ose, kërkoni nga një mik ose nga ndonjë fëmijë që t’ju ndihmojë me mbështjelljen. Nëse nuk keni problemin financiar, atëherë Shiqoni për disa nga kompanite private që oftojnë ambalazhimin apo mbështjelljen e dhuratave për një çmim simbolik! Ju gjithashtu mund të “bëni vetëm kartolina urimi” këtë sezon festash dhe të hiqni dorë nga dhuratat dhe njëkohësisht nga paketimi i letrës ose çanta dhuratash. Ju gjithashtu mund të përdorni gërshërë të përshtatshme për artritin.  Ekzistojnë modele të ndryshme të gërshërëve që janë zhvilluar në mënyrë ergonomike për njerëzit me probleme të kyçeve dhe lëvizshmërinë ose shtrëngimin.

Mos harroni kujdesin për veten

Është e rëndësishme të mbani mend kujdesin për veten gjatë pushimeve të zjarrta të fundvitit.

Këtu janë disa mënyra për ta bërë këtë:

Gjeni kohë për veten tuaj, edhe nëse jeni duke vizituar miqtë dhe familjen.

Uluni pranë zjarrit dhe shijoni një filxhan çaj bimor, jeshil apo dhe kamomile

Kënaquni me një dush me avull ose një banjë të nxehtë.

Shpërndani vajrat esencialë tuaj të preferuar aromatikë.

Rezervoni një seancë masazhi ose akupunkture.

Hidhni locionin tuaj të preferuar të trupit.

Praktikoni joga – frymëmarrjen e thellë ndërsa përqendroheni te mirënjohja.

Merrni një sy gjumë mesdite pas një dite të ngarkuar me blerje festash fundviti.

Këshilla për blerje

Kur jeni duke bërë pazar, është e rëndësishme që të ndiqni ritmin. Vishni çdo mbajtëse ndihmëse që mund t’ju nevojitet (për kyçin e dorës, këmbët ose gjurin). Uluni kur të keni nevojë.  Përdorni një krroqe (mbështetëse), skuter ose karrige me rrota nëse është e nevojshme. Parkoni në vendet e aksesueshme të parkimit, sa më afër hymjes në qendrën tregtare nëse keni një vendparkim. Evitoni përdorimin e shkallëve, përdorni shkallët lëvizëse ose ashensorin në dyqane ose qendra tregtare nëse ato janë të disponueshme. Kërkojini punonjësit të dyqanit, shokut, fëmijut ose bashkëshorti që t’i çojë çantat tuaja në makinë për ju. Gratë duhet të mbajnë një çantë dore që nuk është shumë e fortë në kyçet e dorës ose supet.

Planifikimi për të festuar

Ndonjëherë, festimet e fundvitit, drekat, darkat dhe mbledhjet e festave mund të jenë burim stresi dhe, shpesh, dhimbje fizike.

Nëse po planifikoni një festë, mos u përpiqni t’i bëni të gjitha vetë.

Këtu janë disa këshilla për ta bërë më të lehtë përgatitjen e festës:

Nëse mund të përballoni një shërbim pastrimi, punësoni shërbyese për t’ju ndihmuar të përgatitni shtëpinë.  Ose, kërkoni nga anëtarët e familjes ose bashkëshorti juaj t’ju ndihmojë në pastrimin dhe gatimin.

Nëse jeni duke pritur, mos harroni të uleni kur të keni nevojë dhe mos harroni të hani.

Merrni medikamentet tuaja në përputhje me rrethanat dhe mbani në dispozicion analgjetik (qetësues dhimbjesh) pa recetë.

Nëse jeni mysafir në një festë, kontaktoni mikpritësin ose zonjën para kohe për t’i bërë të ditur se do t’ju duhet një vend për t’u ulur.

Vishni këpucë të rehatshme dhe sillni me vete çdo pajisje adaptive ose ndihmëse.  Ju gjithmonë mund të lini një krroqe, mbajtëse ose jastëk ngrohjeje në makinë dhe ta merrni më vonë kur të ju nevoitet.

Qëndroni të hidratuar nëse jeni duke pirë alkool dhe sigurohuni paraprakisht, duke u konsultuar me reumatologun tuaj, që ju lejohet të pini ndërsa merrni medikamentet tuaja për artritin reumatoid.

Nëse jeni duke marrë ilaçe që shtypin sistemin tuaj imunitar (imunosupresor), shmangni shtrëngimin e duarve ose përqafimet në mbledhjet e festave.  Një përshendetje me ngritje dore nga distanca mund të jetë një alternativë e mirë.

Kartolinat dhe dhuratat

Shkrimi i kartolinave urimi për festat mund të jetë e mundimshme, të shkaktoj dhimbje kyqesh si dhe lodhje…

Porositni kartat online, printoni etiketat ose hiqni dorë fare nga kartolinat përshëndetëse të letrës dhe dërgoni kartolina elektronike nëpërmjet internetit (facebook, viber, instagram…etj).

Nëse po kërkoni dhurata për dikë me artrit reumatoid, ka shumë udhëzues dhuratash miqësore për artritin në internet. Disa opsione mund të përfshijnë jastëkë ngrohjeje, jastëkë rehati, pantofla ergonomike, kremra për qetësimin e dhimbjeve, çaj anti-inflamator dhe kuti për mbajtjen e tabletave. Një dhurim i bërë për një organizatë artriti apo qënder trajtuese dhe menagjuese, në emër të një personi të dashur është gjithashtu një gjest i këndshëm gjatë festave.  Po kështu është edhe ecja ose vrapimi në ngjarje të tilla si vrapimi i babadimrit i Fondacioneve bëmirëse, nëse jeni fizikisht në gjendje ta bëni këtë.

Pushimet mund të jenë stresuese për të gjithë, por stresi është një shkaktar i njohur i përkeqësimeve të artritit!

Pra, jini të lehtë me veten, mos harroni të praktikoni pandërprerë kujdesin ndaj vetes dhe përpiquni të keni, aq sa mundeni një festë sa më pa dhimbje dhe plot gëzim e hare.

nga: Dr. Fidan s. Berisha

Reumatolog

Poliklinika Endomedica, shëndeti është primar!

+38345960666

Artikulli paraprakEuropean Clinic e hap vitin 2022 me sallën e re super moderne për operacione
Artikulli i rradhës Testin PCR ose Antigjen mund ta bëni të dielën në Laboratorin VitaLab

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.