Presidenti serb Alexandar Vuçiq ditë më parë u trajtua në kardiologjinë e spitalit publik në Beograd, në Akademinë Ushtarake Mjekësore.
Lajmi se Vuçiq ka probleme kardiovaskulare u konfirmua nga vet ai duke thënë se është i sëmurë kronik, por nuk ka treguar se për çfarë sëmundje bëhet fjalë. Gjithsesi ai nuk ka kërkuar trajtim në ndonjë spital privat apo jashtë Serbisë, shkruan Gazeta Shneta.
Ndryshe nga Vuçiq, politikanët kosovarë e vizitojnë QKUK-në vetëm në raste të fushatave zgjedhore apo kur kanë mundësi të marrin merita në kurriz të punës së personelit mjekësor.
Shumica prej tyre kanë kërkuar shërim në spitale private në Kosovë, ose kanë udhëtuar jashtë vendit për trajtim, sikurse është rasti i ish-kryeministrit Isa Mustafa, dhe politikanëve tjerë si deputeti Xhavit Haliti, ish-ministri i shëndetësisë Bujar Bukoshi, etj. Shumica prej tyre përveç që kanë ikur jashtë vendit për shërim, këtë e kanë bërë edhe me paratë e buxhetit publik duke përfituar dhjetëra mijëra euro. /Gazeta Shneta/