Forca e Sigurisë së Kosovës ka dhuruar gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut.
Aksioni tradicional humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut është duke vazhduar për herë të dytë gjatë këtij viti nga Forca e Sigurisë së Kosovë.
“Aksionit vullnetar të dhurimit të gjakut edhe kësaj radhë i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i dhuruesve të gjakut nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim që t’i dalin në ndihmë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Një aksion i tillë është organizuar duke u bazuar në planin operacional 2022 në koordinim me Qendrën e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Ghakut – QKKTGj dhe pritet të vazhdojë deri më 7 shtator të këtij viti.
“Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në misionin dhe detyrat që ka është e gatshme çdo herë që t’u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në çdo situate”, thuhet gjithashtu në njoftim. /Gazeta Shneta/





