Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

VV: Laboratorët e licencuar për Covid të lidhur me pushtetin, MSH po i mban fshehtë

Lajme 29/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve, se po i mban fshehtë të dhënat për aksionarët dhe pronarët e laboratorëve private të licencuar për testimin e Sars-Cov-2.

“Ministria e Shëndetësisë edhe ARBK duanë të mbajnë larg opinionit publik të vërtetën se përfitues nga vendimi për licencim janë persona të lidhur me pushtetin dhe që fushëveprimi i tyre nuk ka fare të bëjë me aspekte të tilla të shëndetit public”, transmeton Gazeta Shneta.

Reagimi i plotë nga VV:

Më 11 dhe 12 gusht, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të nisur nga interesi publik dhe e drejta ligjore, kishin kërkuar nga Ministra e Shëndetësisë dhe nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve që të na ofrojnë në dispozicion dosjet dhe të dhënat, respektivisht informacionet se kush janë aksionarët themelues dhe aksionarët e ndryshuar për të 29 operatorët, institucionet shëndetësore private të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2.

Janë bërë mbi dy javë dhe as Ministria e Shëndetësisë dhe as ARBK nuk i kanë ofruar dokumentet e kërkuara nga deputetët, edhepse janë të detyruara ligjërisht që brenda shtatë ditëve t’u përgjigjen deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nga të dhënat e raportuara, Kosova vazhdon të qëndrojë në krye të listave botërore për nga numri i të prekurve dhe atyre që humbin jetën nga COVID-19. Keq menaxhimit me situatën dhe paaftësisë së tyre, kjo Qeveri sikur për t’ia rënduar edhe më shumë gjendjen qytetarëve, ia shtoi edhe testimet me pagesë nga institucionet private.

Ne ndodhemi në gjendje emergjente. Pandemia ka goditur rëndë si shëndetin edhe mirëqenien sociale. Në këto rrethana, do të duhej të ishte shteti ai që garanton mbrojtje e përkujdesje për qytetarët e vet, e kurrsesi t’u ikë përgjegjësive e detyrimeve ligjore e kushtetuese që ka ndaj tyre. Është obligim i shtetit që të sigurojë teste dhe të mbulojë shpenzimet për të gjithë qytetarët me simptoma.

Pandemia ka plandosur njerëzit pa dallim, por testimet private dhe barnat me pagesë janë veprime për t’i lënë njerëzit në rrugë. Për më tepër, në këto kohë të vështira e kushte të rënda të qytetarëve këta qeveritarë po shohin mundësinë për biznes e përfitime.

Çfarë po fsheh Ministria e Shëndetësisë kur bëhet fjalë për licencimin e institucioneve private për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2? Pse nuk po i bënë publike dhe pse nuk ju ka ofruar deputetëve dosjen dhe dokumentet e kërkuara për të gjitha operatorët e licencuar? Ndërsa ARBK pse nuk bënë publike dhe nuk ju ofron deputetëve informacionet se kush janë aksionarët themelues dhe aksionarët e ndryshuar të këtyre institucioneve private? Apo, si Ministria e Shëndetësisë edhe ARBK duanë të mbajnë larg opinionit publik të vërtetën se përfitues nga vendimi për licencim janë persona të lidhur me pushtetin dhe që fushëveprimi i tyre nuk ka fare të bëjë me aspekte të tilla të shëndetit publik. Ata kanë parë mundësinë e përftimit në fatkeqësinë kolektive siç është pandemia, kurse Qeveria në vend se të mbrojë shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve pa dallim, ajo është vënë në funksion të përfituesve të lidhur me zyrtarë qeveritarë.

Artikulli paraprakSindikata fton infermierët në protestë nëse Qeveria nuk ua paguan nga 300 euro deri të martën
Artikulli i rradhës IKSHPK: Nëntë të vdekur dhe 115 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.