Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Werner Forssmann: Pionieri që hapi rrugën për kateterizimin kardial

Jetë 30/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Werner Forssmann
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një kohë kur guximi nuk përshkruhej me fjalë, por me vepra, një mjek i ri nga Berlini vendosi të sfidonte kufijtë e shkencës me trupin e vet.

Ishte viti 1929, dhe një 25-vjeçar me emrin Werner Forssmann zhvilloi për herë të parë në histori – teknikën e kateterizimit të zemrës — duke e testuar atë mbi veten.

I lindur më 29 gusht 1904 në Berlin, Forssmann ndoqi gjimnazin “Askanische” dhe më pas studioi mjekësi në Universitetin e Berlinit. Në fillim të karrierës, ai punoi nën mbikëqyrjen e profesorëve të njohur si Georg Klemperer dhe Rudolph Fick. Por ishte në një spital të vogël në Eberswalde ku historia shkencore do të ndryshonte përgjithmonë.

Pa leje zyrtare, ai futi një kanulë në venën e parakrahut të tij dhe e kaloi një kateter deri në zemër. Më pas, eci i vetëm në repartin e radiologjisë dhe kërkoi që t’i bënin një rreze X – aty shihej qartë kateteri në aurikulën e djathtë të zemrës. Ishte një akt që në kohën e tij u konsiderua çmenduri, por që më vonë do t’i siguronte emrin në historinë e mjekësisë.

Pas kësaj, Forssmann vazhdoi karrierën në spitale të njohura si Charité dhe Rudolf Virchoë në Berlin, duke u specializuar në urologji. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu si major kirurg në ushtri, por përfundoi si rob lufte deri në lirimin e tij në vitin 1945.

Pas luftës, ai rifilloi jetën me bashkëshorten e tij, Dr. Elsbet Engel, gjithashtu urologe. Së bashku rritën gjashtë fëmijë dhe ndanë jetën profesionale në Schëarzëald, ndërsa më vonë u vendosën në Düsseldorf.

Në vitin 1956, për kontributin e tij pionier në mjekësi, Forssmann u nderua me Çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi, së bashku me kolegët André Cournand dhe Dickinson W. Richards.

Ai gjithashtu u emërua Profesor Nderi në Universitetin Johannes Gutenberg në Mainz dhe u dekorua me Medaljen Leibniz nga Akademia Gjermane e Shkencave.

Me kalimin e viteve, ai u bë anëtar nderi i shoqatave prestigjioze në Gjermani, Suedi dhe SHBA. Por ndoshta nderi më i madh që mori ishte të dëshmonte se përparimi në shkencë lind nga guximi – dhe ndonjëherë, nga vendosmëria për të rrezikuar gjithçka në emër të dijes dhe jetës njerëzore.

Werner Forssmann vdiq më 1 qershor 1979.

Kjo histori është marr nga webfaqja zyrtare e Nobel Prize, përkthyer dhe përshtatur nga Gazeta Shneta.

Artikulli paraprak13-vjeçarja kosovare gjendet shëndosh e mirë – Ambasada e Kosovës në Gjermani falënderon qytetarët dhe policinë gjermane
Artikulli i rradhës Punoi 8 vjet si mjek pa diplomë e pa licencë – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Afrim Reshanit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.