Qyteti kinez Wuhan, i cili ishte i pari që regjistroi rastet e para me Covid-19, ka ndaluar konsumimin e kafshëve të egra.
Kjo pason ndalime të ngashme në qytetet e Pekinit, Shenzhen dhe Zhuhai dhe një ndalim të përkohshëm mbarëkombëtar të konsumit të jetës së egër, transmeton Gazeta Shneta.
Për dallim nga qytetet e tjera që kanë sjellë ndalime të përhershme, ndalimi në Wuhan do të jetë në fuqi për pesë vjet.
Dr Peter Li, specialist i politikave në Kinë tha se ndalimi i Wuhan për konsumimin e kafshëve të egra është jashtëzakonisht i mirëpritur si një njohje e qartë që rreziku i shëndetit publik të sëmundjes zoonotike të përhapur përmes tregtisë së kafshëve të egra duhet të merret shumë seriozisht nëse duam të shmangim një tjetër pandemi.
Ndalimi i tillë në Wuhan pason lajmet në fillim të kësaj jave se fermerëve të kafshëve të egra në disa provinca në terriorin e Kinës po u ofrohet një blerje për t’u larguar nga shumimi i specieve të egra për konsum, si pjesë e masave të vendit për tregtinë e kafshëve të egra. /GazetaShneta/