Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, që sapo është martuar me Bes Kallakun kishte deklaruar në një emision më parë se ajo do ta lë anash muzikën, duke iu përkushtuar më shumë familjes, shkruan Kosovarja.
Por, si duket, ajo ka kundërshtuar atë që ka thënë, duke bërë angazhim të madh në muzikë.
Ky lloj angazhimi i tepruar, e ka munduar paksa, gjë që mund të ketë ndikuar në gjendjen e saj shëndetësore.
Ani pse, rreth kësaj cështjeje Xhensila nuk ka dhënë detaje, përvec konfirmimit se gjendja e saj nuk është stabile, andaj edhe u detyrau të anulojë njërin nga koncertet e saja në Kosovë.