Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, tashmë veçse është bërë një nënë, ajo ka arritur edhe ta rikthejë formën e mëparshme të trupit.
Këtë e ka dëshmuar edhe në fotografitë e mëhershme që ka publikuar pas lindjes, megjithatë, fotografia e fundit vetëm se po konfirmon përfundimisht trupin e përkryer që ka arritur ta bëjë ajo, shkruan Gazeta Shneta.
Në fotografi është edhe bashkëshorti i saj, i cili sot ka ditëlindjen dhe Zaimina duket se ka një urim të veçantë për të.
“Kukulla dhe arushi. Urime ditëlindjen dashuria ime”, ka mbishkruar fotografinë këngëtarja./Gazeta Shneta/