Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zbardhet dëshmia e gjinekologut për vdekjen e 41-vjeçares në Ferizaj: Pati shtrëngim në gjoks

Lajme 26/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gazeta Sinjali raportoi sot për vdekjen e një 41-vjeçareje, që dyshohet se humbi jetën pasi kreu një intervenim gjinekologjik në ordinancën private “Aorta” në Ferizaj. Të ndjerës iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe fatkeqësisht nga kjo ordinancë u dërgua pa shenja jete në Spitalin Rajonal. Lidhur me këtë rast, Policia ka intervistuar dy mjekë, gjinekologun që kreu intervenimin, si dhe një anesteziolog.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se mjeku  që u mor në pyetje në cilësinë e të dyshuarit është gjinekologu Heroid Arifi, i cili ka refuzuar të deklarohet lidhur me rastin, përkundër insistimit të Sinjalit. Në një përgjigje të shkurtër, ai ka kërkuar që informacionet të merren nga Policia dhe më nuk është përgjigjur.

Përveç tij, në Polici ka dhënë deklaratë edhe një anesteziolog, Muhamet Fazliu, i cili sipas informacioneve që ka Sinjali, ka qëlluar rastësisht në ordinancë kur ka ndodhur rasti dhe bashkë me Arifin, ia kanë dhënë ndihmën e parë pacientes.

Bazuar në dëshminë e gjinekologut, e ndjera për një moment ka pasur një shtrëngim në gjoks dhe më pas i kanë dhënë ndihma e parë në ordinancë. Nga aty, ajo është transportuar për në Emergjencën e Spitalit Rajonal, por veçse kishte vdekur.

Viktima Sebahate Lama u dërgua pa shenja jete në Emergjencë, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale, ekipi mjekësor e konstatoi vdekjen e saj.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni Policia dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, që të zbulohet shkaktari i vdekjes së saj.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, teksa veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren posa të zbardhen rrethanat në të cilat ka vdekur e ndjera.

Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët, teksa varrimi i saj do të bëhet nga ora 16:00.

Në anën tjetër, Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje nga ordinanca, por numri kontaktues ka qenë i paqasshëm.

Artikulli paraprakKjo është 41-vjeçarja që ndërroi jetë pas intervenimit në ordinancën “Aorta”
Artikulli i rradhës Meta dhe Haxhiu thonë se Bordi i SHSKUK-së po ndikon në përzgjedhjen e drejtorëve: Po ‘haliten’ në punët e tjerëve

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.