Studiuesit kanë zbuluar se gjeni SDR42E1 është thelbësor për përthithjen dhe përpunimin e vitaminës D në trup.
Sipas studimit të publikuar në Frontiers in Endocrinology, bllokimi i këtij gjeni ndalon në mënyrë selektive rritjen e qelizave të kancerit kolorektal, pa dëmtuar qelizat e shëndetshme përreth.
Përveç potencialit në terapitë kundër kancerit, stimulimi i SDR42E1 mund të ndihmojë edhe në trajtimin e sëmundjeve ku vitamina D luan rol, si sëmundjet autoimune dhe metabolike, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar plotësisht efektet afatgjata./Gazeta Shneta/


