Pandemia e Covid mund të ketë përfunduar, por virusi ende po infekton njerëz në pjesë të ndryshme të botës . Në një raport të fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) konfirmoi se një burrë 28-vjeçar nga Abu Dhabi ka rezultuar pozitiv për infeksionin potencialisht fatal dhe vdekjeprurës nga MERS Coronavirus (Middle East Respiratory Syndrome Coronavirus).
Sipas raporteve fillestare të testeve, 108 persona të tjerë që kanë rënë në kontakt të ngushtë me të infektuarin janë ekzaminuar nga zyrtarët shëndetësorë të qytetit, por deri më tani nuk është konstatuar asnjë infeksion dytësor. Duke folur për mediat, zyrtarët thanë se “I infektuari është shtruar në spital muajin e kaluar dhe po trajtohet. Gjendja aktuale e të infektuarit është ende në pritje”, shkruan Health Site, transmeton Gazeta Shneta.
Në një raport, OBSH Ahas zbuloi se gjithsej 2,605 raste të virusit MERS-CoV janë raportuar deri më tani, me 936 vdekje të lidhura. Pra, çfarë është ky virus i ri? A mund të shkaktojë një pandemi të ngjashme me COVID-19 në të gjithë globin? Le të kontrollojmë detajet e këtij virusi dhe simptomat e ndryshme që një [atoetn mund të përjetojë pas kontraktimit të virusit.
Si përhapet virusi MERS?
Koronavirusi MERS i sapo zbuluar është një sëmundje respiratore virale e shkaktuar nga koronavirusi i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS CoV). Është një virus zootonik që njerëzit dhe kafshët mund ta infektojnë. Sipas të dhënave të OBSH-së, kontakti i pambrojtur me devetë dromedare të infektuara ishte metoda kryesore e infeksionit në Arabinë Saudite (vendi ku filloi gjithçka në 2012).
Ka shumë lloje të ndryshme virusesh në familjen e koronavirusit, të cilët mund të shkaktojnë sëmundje duke përfshirë ftohjen e zakonshme, sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (SARS) dhe sëmundjen koronavirus-2019 (Covid-19).
Simptomat e virusit MERS-COVID
OBSh-ja deklaron se ethet, kolla dhe gulçimi janë simptoma të zakonshme të MERS-it. Edhe pse pneumonia është e zakonshme, pacientët me MERS mund të mos kenë gjithmonë këtë sëmundje. Diarre dhe simptoma të tjera gastrointestinale janë vërejtur gjithashtu në pacientët me MERS.
Cilat janë opsionet e disponueshme të trajtimit?
Aktualisht nuk disponohet asnjë vaksinim apo terapi e specializuar për MERS-CoV, megjithatë, shumë vaksina dhe terapi të tilla po testohen te njerëzit. Pacientët me MERS marrin kujdes mbështetës që varet nga gjendja e tyre klinike në mungesë të barnave specifike për MERS./Gazeta Shneta/