Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zbulohet një “bunker” me barna të kontrabanduara në Ferizaj

Lajme 06/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dogana e Kosovës ka sekuestruar barna të kontrabanduara në Ferizaj, ku po ashtu gjatë kontrollit është zbuluar edhe një hapësirë e fshehur (bunker).

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar sot një operacion të suksesshëm në qytetin e Ferizajit, duke ushtruar kontroll në një barnatore me dyshime për mallra të kontrabanduara.

Kontrolli është realizuar në tre lokacione të ndara (njësi) të të njëjtit subjekt afarist.

Si rezultat i veprimeve të ndërmarra:

Në dy nga tre lokacionet janë identifikuar mallra të dyshuara si të kontrabanduara, përkatësisht barna pa dokumentacion dhe pa banderola.

Në njërin nga lokacionet është zbuluar një hapësirë e veçantë dhe e fshehur (bunker), e përshtatur për fshehjen e barnave, ku janë gjetur barna të kontrabanduara pa banderola.

Në total, janë sekuestruar 168 lloje të barnave të ndryshme në sasi prej 1,173 paketimesh.

Dogana e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj palëve të përfshira dhe rikujton qytetarët se kontrabanda me barna paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe përbën vepër penale. Dogana mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut dhe konsumatorit.

Indeksonline ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

 

Artikulli paraprakSHBA ndërpret financimin për vaksinat me mRNA: Jo mjaftueshëm efektive
Artikulli i rradhës Kurtin e pengojnë pyetjet për mungesa të barnave, i vërsulet gazetares së Klan Kosovës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.