Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zbulohet një mekanizëm gjenetik që ndihmon leukeminë t’i shpëtojë kimioterapisë

Jetë 17/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga The Jackson Laboratory (JAX) ka hedhur dritë mbi një mekanizëm të panjohur deri tani që shpjegon pse leuçemia akute mieloide (AML) shpesh rikthehet pas kimioterapisë.

Studiuesit zbuluan se një variant i rrallë i gjenit RUNX1, i quajtur RUNX1C, aktivizohet përmes një ndryshimi kimik në ADN (metilimi), duke nxitur qelizat kancerogjene të futen në gjendje “fjetjeje” (qetësie).

 Në këtë gjendje, qelizat nuk ndahen, duke i shpëtuar efektit të kimioterapisë, e cila funksionon më mirë kur qelizat janë aktive.

Pas trajtimit, ato mund të “zgjohen” dhe të nxisin rikthimin e kancerit, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Eksperimentet treguan se bllokimi i RUNX1C me mjete të reja të synimit të ARN-së (antisense oligonucleotides ASOs) i bëri qelizat e leukemisë më të ndjeshme ndaj kimioterapisë. Në kombinim me trajtimet standarde, kjo metodë i detyroi qelizat kancerogjene të rifillonin ndarjen, duke i bërë më të prekshme ndaj ilaçeve.

“Studimi ynë jep një provë të parimit se ndërhyrja në izoformat e ARN-së mund të kapërcejë rezistencën ndaj trajtimeve,” tha profesori Eric Wang, udhëheqës i ekipit kërkimor.

Ky zbulim ofron një drejtim të ri premtues për zhvillimin e terapive më efektive kundër AML-së, një nga format më agresive të leukemisë tek të rriturit, dhe mund të ketë ndikim edhe tek kancere të tjera./Gazeta Shneta/.

Artikulli paraprakPasta e dhëmbëve nga flokët, zbulim i ri për riparimin natyral të dhëmbëve
Artikulli i rradhës Tymi i zjarreve pyjore mund të jetë 93% më vdekjeprurës sesa mendohej deri tani

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.