Shkencëtarët e Mass General Brigham kanë zhvilluar një test të ri gjaku, të quajtur HPV-DeepSeek, që mund të identifikojë kanceret e kokës dhe qafës të shkaktuara nga HPV deri në një dekadë përpara shfaqjes së simptomave.
Studimi i publikuar në Journal of the National Cancer Institute tregon se testi arrin saktësi gati 99% në zbulimin e kancerit, duke ofruar mundësi për trajtim më të hershëm dhe më pak agresiv për pacientët, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Aktualisht, testi po verifikohet edhe në një studim më të madh me qindra mostra gjaku në SHBA./Gazeta Shneta/


