Bakteret dhe viruset mund të shkaktojnë shumë infeksione të zakonshme. Por cilat janë ndryshimet midis këtyre dy llojeve të organizmave infektues?
Bakteret janë mikroorganizma me madhësi të vogël që përbëhen nga një qelizë e vetme. Ato janë shumë të larmishëm dhe mund të kenë një larmi të madhe të formave dhe tipareve strukturore shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Viruset janë një lloj tjetër i mikroorganizmit të vogël, megjithëse janë edhe më të vegjël se bakteret. Viruset janë parazitare e kjo do të thotë se ato kërkojnë qeliza të gjalla ose inde në të cilat do të rriten.
Ku qëndron dallimi?
Shumë infeksione bakteriale dhe virale janë ngjitëse, domethënë ato mund të transmetohen nga një person në tjetrin. Ka shumë mënyra që mund të ndodhin, përfshirë:
-Kontakt i ngushtë me një person që ka një infeksion bacterial apo viral, përfshirë prekjen dhe puthjen,
-Kontakti me lëngjet e trupit të një personi që ka një infeksion, veçanërisht pas kontaktit seksual ose kur personi kollitet ose teshtitet.
-Transmetimi nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë ose lindjes
Këto dy infeksione dallohen në bazë të simptomave të mëposhtme.
Disa shembuj të infeksioneve bakteriale përfshijnë:
-Dhimbje fyti,
-Infeksion i traktit urinar (UTI),
-Helmimi nga ushqimi bacterial,
Infeksioneve virale përfshijnë:
-Grip,
-I ftohti i zakonshem,
-Hepatiti viral,
-Virusi Zika,
COVID-19 është një sëmundje tjetër e shkaktuar nga një virus. Ky virus zakonisht shkakton:
-Gulçim
-Ethe
-Kollë i thatë./GazetaShneta/