Ministri i ri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka dhënë premtime të mëdha duke deklaruar se do ta avancojë sistemin e shëndetësisë pavarësisht pandemisë Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Hoti, Armend Zemaj, ka deklaruar se pas marrjes së postit do ta ndryshojë sistemin shëndetësor edhe në këtë kohë pandemie.
“Është ndjenjë e mirë në postin e ri. Do të ia dalim siç ia kemi dalë edhe më herët. Do të bëhemi ministri e ndryshimeve në Qeveri. Do të avancojmë sistemin shëndetësor edhe në këtë kohë pandemie”, ka deklaruar Zemaj.