Zemaj në aksion te “kafet e vogla”, bashkë me inspektoriatin dhe Policinë mbyllin disa kafiteri

2020-10-30 në ora 23:49

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në këto momente ka mbyllur disa lokale në Prishtinë, bëhet fjalë për “Kafenetë e vogla”.

RTV21 ju sjell disa pamje nga momenti i mbylljes ku shihet Zemaj bashke me policinë e Kosovë.

“Pas inspektimit nëpër kafene shihej se nga 8 persona ishin në një tavolinë”, tha Zemaj për RTV21.

Ministria e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19 do të mblidhet nesër për të shqyrtuar propozimet e reja për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme.

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit vdiqën katër persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19, ndërsa u konfirmuan 418 raste të reja, derisa u shëruan 67 pacientë./21Media