Në çdo kulturë hasim në disa metoda interesante, për momentin të papritura dhe kryesisht në mënyrë befasuese të sakta të parashikimit të gjinisë së foshnjës. Cilat janë vërtetë të besueshme?
Çdo shtatzënë gjatë muajve të parë të shtatzënisë shpesh argëtohet duke menduar se cila do të jetë gjinia e foshnjës së saj. Nëse nuk fillon më herët, çështja e gjinisë bëhet e rëndësishme kur në rend vie rregullimi i dhomës së foshnjës apo kur ju kap “stresi” i blerjes së rrobave, dhe mezi pritni që foshnja të vie në jetë dhe t’i përshtaten rrobat që i ka në dollap.
Disa çifte pavarësisht pasigurisë vendosin që gjinia e foshnjës të jetë pjesë e befasisë gjatë takimit të parë në spital. Nëse nuk je në mesin e tyre, atëherë lexojeni vazhdimin e tekstit se sa në të vërtetë janë të sigurt treguesit e gjinisë së foshnjës.
Fryti nga e ëma e merr një kromosom X, e nga babai ose X ose Y. Kjo do të thotë se babai (përkatësisht gjenet e tij) qysh në fillim vendosin për gjininë e foshnjës. Nëse merr kromosimin X të babait, në botë vie një vajzë, por nëse e merr kromosomin Y, atëherë bartni një djalë.
1) ULTRATINGULLI
Zhvillimi i djalit apo i vajzës në javët e para ecën barabartë, për këtë në kontrollet e ultratingullit në fazat e hershme të shtatzënisë është gati e pamundur të dihet gjinia e foshnjës derisa nuk zhvillohet penisi apo klitorisi. Së pari, një mendim më pak i saktë mund ta japë gjinekologu gjatë matjes së translucencës nukale, i cili bëhet mes javës së 11 dhe 14-të të shtatzënisë. Ultratingulli më i saktë është ai i kontrollit të morfologjisë të frytit që bëhet diku rreth gjysmës së shtatzënisë (rreth javës së 20-të), në atë kontroll vlerësohet në mënyrë të detajuar zhvillimi i përbërjeve të organeve dhe zhvillimi i tyre i rregullt apo i parregullt. Organi i foshnjës në atë kohë është mirë i formuar, dhe tek djali gjinekologu më lehtë e përcakton gjininë.
2) TESTI GJENETIK DHE METODAT INVAZIVE
Që sa më parë dhe sa më lehtë ta zgjidhni dhomën, karrocën, rrobat e foshnjës tuaj dhe të filloni “çerdhen”, për përcaktimin e gjinisë janë metodat më të sakta, në shtatzëninë e hershme, testet gjenetike. Që në javën e 10-të (kur gjinia nuk mund me siguri ta përcaktohet me ultratinguj) në gjakun e shtatzënës zakonisht ka ADN të mjaftueshme të frytit, përmes të cilës me testin e gjakut NIFTY by GenePlanet mund ta dimë gjininë e foshnjës. Testet e tilla joinvazive prenatale kanë përparësi, ku përveç gjinisë zbulojnë edhe parregullsitë e mundshme gjenetike të foshnjës.
Gjininë e foshnjës mund ta mësojmë edhe përmes amniocentezës. Ky gjurmim diagnostifikues kryhet mes të javës së 15 dhe 20-të të shtatzënisë, kurse mjeku kryesisht rekomandon në rast se dyshon në parregullsi të zhvillimit të frytit. Tek ky ekzaminim me gjilpërë hyhet në barkun e shtatzënës dhe merret mostra e ujit të gjinisë, për këtë arsye është metodë shumë e besueshme. Gjithashtu bën pjesë në metoda diganostifikuese invazive, që mund të shkaktojë abortin, gjakderdhjen, lindjen e parakohshme dhe komplikimet e tjera të padëshiruara.
3) METODAT JOSHKENCORE
Nëse ju interesojnë metodat joshkencore të përcaktimit të gjinisë, ekzistojnë disa.
Testi i thjeshtë për përcaktimin e gjinisë mund të bëhet në ambientet e shtëpisë me dy hapa të thjeshtë. Nevojitet diçka që tashmë e keni në shtëpi – sodë bikarboni! Në gotën e pastër mblidhni urinën dhe i shtoni sodë bikarboni. Dhe çka ndodh? Nëse shkumohet, po e bartë një djalë, nëse jo – atëherë vajzë. Ky test nuk ka kurrfarë baze shkencore. Nëse në rastin tuaj ka rezultuar i saktë, do ta kuptoni në spitalin e gjinekologjisë.
Gjithashtu kah fundi i shtatzënisë shpesh takohemi me “eksperte” që me kënaqësi flasin: “nuk është djalë, po e bartë shumë lartë”! Disa flasin që gjinia e frytit duket sipas formës së barkut: nëse e ke barkun lartë të ngritur nën gishtërinj kjo tregon që është vajzë, nëse barku është poshtë – atëherë mundeni dhomën e foshnjës ta lyeni me ngjyrë të kaltër.
Për vajza shpesh thuhet që gjatë shtatzënisë e trashëgon bukurinë e nënës. Për këtë shtatzënat që presin vajzë do të kenë lëkurë më të yndyrshme, flokë të holla pa volumen, pesha mblidhet nëpër tërë trupin jo vetëm në pjesën e barkut. E kundërta për djem – thonë se kanë një shkëlqim që reflekton tek shtatzëna, lëkurë të pastër dhe pa yndyrë, flokë të shpeshta dhe peshë të shtuar vetëm në pjesën e barkut.
Ne konstatojmë që shtatzënia e bënë çdo shtatzënë më të bukur dhe më me shkëlqim! Juve, pavarësisht metodave joshkencore të përcaktimit të gjinisë së frytit janë argëtuese, ju këshillojmë që për përcaktimin e gjinisë së frytit ta zgjidhni testin NIFTY by GenePlanet.