Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zemaj në vizitë në intensivë me mjekun që u shkarkua pas vdekjes së ish-ushtarit të UÇK-së

Lajme 31/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka vizituar sot mjekimin intensiv qendror ku po trajtohen pacientët me Covid-19 në gjendje të rëndë.

Zemaj bashkë me drejtorin e SHSKUK-së Valbon Krasniqi, këshilltarin e tij Saudin Maliqi i cili është edhe drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, nuk janë pritur nga drejtori i Klinikës së Anestezionit Nehat Baftiu, por nga anesteziologu Naim Kuqi, shkruan Gazeta Shneta.

Zemaj në postimin e tij në Facebook e ka prezantuar Kuqin si u.d. shef të Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv. Por në fakt Kuqi aktualisht është i angazhuar vetëm si shef i intensivës Covid, ndërkaq pozitën e shefit të Mjekimit Intensiv Qendror e mban Dr. Shaqir Uka.

“Në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv në SHSKUK në Prishtinë pashë nga afër trajtimin mjekësor që po iu ofrohet të prekurve nga Covid19 dhe pacientëve që trajtohen me respiratorë. Dr. Naim Kuqi u.d. shef i kësaj klinike prezantoi shërbimet që po kryhen në këtë klinikë, gjendjen e pacientëve, vështirësitë dhe nevojat e stafit mjekësor”, ka shkruar Zemaj.

Kujtojmë se Naim Kuqi ishte shkarkuar nga pozita e shefit të MIQ-it pas akuzave të familjarëve për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së Avni Hyseni.

Për këtë rast pati hapur hetime edhe Prokuroria e Shtetit, por ky proces zyrtarisht ende nuk ka marr ndonjë epilog. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMustafa godet Zemajn për testin 200 euro: Institucionet nuk duhet të arsyetohen, por të veprojnë
Artikulli i rradhës IKSHPK: Nëntë të vdekur dhe 120 raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.