Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nuk do të ketë lirim të masave edhe për disa javë. Ai ka thënë se po synohet ulja e lakores edhe më tutje në mënyrë që të mos pengohet hapja e shkollave.
“Jemi të vetdijshëm se presioni për të liruar veprimtari të tjera është në rritje e sipër sidomos nga bizneset, banjat rehabilituese, ndryshime të orareve të qarkullimit, kinematë dhe verpimtari të tjera, por duke qenë që jemi në një fazë delikate në prag të fillimit të vitit shkollor dhe neve na duhet të ulim edhe më tej lakoren e infektimeve dhe rastet e vdekjeve, konsideroj se së paku edhe për disa ditë apo javë, masat e njëjta duhet t’i mbajmë në fuqi”, ka shkruar Zemaj.
Sipas tij, mbajtja e këtyre masave është jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos tani në prag të filimit të vitit të ri shkollor.
“Mbajtja e këtyre masave është jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos tani në prag të filimit të vitit të ri shkollor, për çka presim që Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe komunat t’i kryejnë përgatitjet e duhuara për fillimin dhe zhvillimin e procesit mësimor, sipas skenarëve të paraparë, derisa kërkojmë që rreth kësaj teme, sikurse edhe për të tjerat, të jemi të koordinuar në maksimum, ashtu që fillimi i vitit shkollor të fillojë mbarë, pa rrezikuar shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve”, ka shkruar Zemaj në Facebook.