Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka ngritur si çështje mungesën e ilaçit Phesgo në Klinikën e Onkologjisë së QKUK-së.
Zemaj në rrjetin social ka shkruar se ky injeksion ka munguar që një muaj në Klinikën e Onkologjisë së QKUK.
“Si shkak i mungesës së tij, pacientët po ndodhen në gjendje JO TË MIRË shëndetësore. Për ta blerë atë me paratë e xhepit, është e vështirë, kushton shumë!”, ka thënë Zemaj.
Postimi i plotë:
Për më shumë se 1 muaj në Klinikën e Onkologjisë të ShSKUK-së, po mungon injeksioni i quajtur “PHESGO”. Si shkak i mungesës së tij, pacientët po ndodhen në gjendje JO TË MIRË shëndetësore. Për ta blerë atë me paratë e xhepit, është e vështirë, kushton shumë!
Keqmenaxhimi dhe keqëperdorimi i Qeverisë, po e përkeqëson gjendjen shëndetësore të qytetarëve!
Qytetarët, po e vuajnë!
A MUND TA DIJMË?
Pse mungon bari PHESGO?
Pse çmimi i shtrenjtë i PHSEGO-s detyron mjekët të bëjnë seleksionim të pacientëve për terapi?
Kush e hoqi nga Lista esenciale opcionin që kushton dukshëm më lirë për mjekim të pacientëve dhe e zëvendësoi me barin shumë më të shtrenjtë PHESGO?
Sa pacientë që luftojnë me kancerin u privuan nga mjekimi me këtë vendim?
Kush po përfiton në kurriz të pacientëve?
Për këto duhet të përgjigjet Prokuroria e Kosovës, faktet janë të qarta, përsonat kanë emër dhe mbiemer, me pozita në Ministrinë e SHëndetësisë dhe aksione të “falura” në kompani privat farmaceutike.




