Rezistenca antimikrobike tashmë po vret miliona në mbarë globin, por vdekjet mund të rriten me 68 përqind midis 2021 dhe 2050, sipas një studimi të ri të madh.
Më shumë se 39 milionë njerëz në mbarë botën mund të vdesin nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve gjatë 25 viteve të ardhshme dhe 130 milionë të tjerë mund të vdesin nga shkaqe të ngjashme, sipas një studimi të ri shkruan burimi Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.
Rezistenca antimikrobike (AMR) është procesi në të cilën bakteret ose patogjenët e tjerë evoluojnë deri në pikën ku antibiotikët nuk janë më efektivë kundër tyre dhe kjo vie si rezultat kur njerëzit përdorin tepër antibiotikë në mjekësi dhe në bujqësi të kafshëve dhe të bimëve.
“Kjo është me të vërtetë një pandemi shumë e heshtur dhe po rritet. Vëmendja jonë duhet të jetë atje tani,” tha Ahmed Ogwell, nënkryetar i strategjisë globale të shëndetit në Fondacionin e OKB-së. /Gazeta Shneta/


