Këtë fundjavë, vogëlushi i moderatores Elita Rudi dhe reperit Gjiko, Zëri, mbush plot 2 muaj që nga ardhja e tij në jetë.
Në një video të publikuar në Instastory, Elita ka filmuar të voglin të cilin e përkëdhel plot dashuri, ndërsa ai belbëzon teksa dëgjon të ëmën.
“Bisedat tona të përditshme, Zëri 2 muaj.”- shkruan Elita krahas videos së ëmbël të vogëlushit.
Gjithashtu, moderatorja ka ndarë me fansat dy foto të të voglit, krahas së cilave shkruan fjalët më speciale:
“Nuk paska tingull më të bukur sesa e qeshura e fëmijës tënd! Zëri drita e nanes sot mbushi 2 muaj.”