Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka pranuar humbjen e partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme 2019 për Kuvendin e Kosovës.
Veseli ka dal në një konferencë për media ku ka thënë se pranon humbjen e PDK-së, ndonëse ka punuar fort që partia e tij të dal e para. Ai ka falënderuar qytetarët që e kanë votuar partinë e tij.
Ndërkohë Vetëvendosje tashmë është duke prirë me 26 për qind në pozitën e parë, rreth 1 për qind më shumë sesa LDK-ja në vendin e dytë. Simpatizantët e LVV-së tashmë kanë vërshuar sheshin e Prishtinës për të festuar fitoren e partisë së Albin Kurtit. /Gazeta Shneta/