Kandidati për deputet, Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se shëndetësinë nuk mund ta ndreqë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Gjatë emisionit të mbrëmshëm në Debat në RTK, Ismaili ka komentuar kandidaten e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmanin për të cilën ka thënë se ajo nuk mund të ndryshojë shëndetësinë përderisa funksionin me logjik të shefit të saj.
“Duke qenë ajo nën urdhrat e shefave të vetë, ajo po e mbron edhe korrupsionin po thotë kanë ardh barna të kualitetit të dobët pasi që ajo ka pra shiko kjo ka qenë logjika kryesore kur janë vjedh barnat ata kanë thanë duhet me i ruajt monopolet për me e ruajt cilësitë, dhe sot e ki Vjosa Osmanin që e përcjell logjikën e Isa Mustafës dhe vazhdon idenë se kur të vjen qeverisja Mustafa me vazhdu monopolin”, ka thënë Ismaili.