Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Biberonët e fëmijëve kanë ekzistuar edhe para mijëra vjetëve

Jetë 27/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zbulohen biberonët më të vjetër për fëmijë në botë. Ata janë kavanoza prej balte me një hundëz të vogël dhe ndonjëherë formohen në një mënyrë artistike në formën e kafshëve.

Ata janë përdorur për të ushqyer të porsalindurit me qumështin e kafshëve 5.000 vjet para Krishtit, pastaj nga Neoliti deri në epokën e Bronzit dhe të Hekurit, është zbulimi i studiuesve të udhëhequr nga Julie Dunne, nga universiteti britanik i Bristolit.

Të gjetura shumë vite më parë gjatë gërmimeve në Europë ato kanë qenë objekte misterioze dhe përdorimi i tyre u zbulua vetëm tani, falë analizës së mbetjeve të tyre.

Kavanozat kanë një diametër midis 5 dhe 10 centimetra dhe për këtë arsye janë mjaft të vegjël për t’u përshtatur në duart e një fëmije, ato gjithashtu kanë një hundëz të ngushtë përmes së cilës mund të rrjedhë një lëng.

Për këtë zbulim, studiuesit analizuan mbetjet e këtyre kavanozave të zbuluar në varret e fëmijëve në Bavari.

Dy prej tyre, u gjetën në një nekropol të epokës së hershme të hekurit, që datojnë rreth 800 dhe 450 para Krishtit dhe një në një nekropol nga Epoka e Vjetër e Bronzit, që daton midis 1.200 dhe 800 para Krishtit.

Analizat kimike të mbetjeve kanë identifikuar acidet yndyrore të qumështit. Dy nga shishet parahistorike përmbajnë mbetje qumështi të kafshëve si lopët, delet dhe dhitë, ndërsa një tjetër përmbante mbetje qumështi të përzier, me siguri dose dhe njerëzor./atsh

Artikulli paraprakZgjedhjet: Ismaili akuzon LDK-në se krijoi monopole të barnave në shëndetësi
Artikulli i rradhës Zgjedhjet: Baftiu kërkon që specializimet të ndahen në bazë të nevojave dhe meritave

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.